Receta e Cekës:Tespishte - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës:Tespishte

Receta e Cekës:Tespishte

PËRBËRËSIT:

1/2 kg gjalpë,

1/2 lit qumësht,

1/2 lugë çaji sodë buke me 2-3 pikë lëng limoni,

3 vezë,

1 kg sheqer,

1/2 limoni, miell.

Në tenxhere vlohen qumështi dhe gjalpi. Largohet ena nga zjarri. Kësaj mase të nxehtë i hidhet aq miell i përzier me sodë, sa të gatuhet një brumë i butë. Ena vihet në zjarr të ulët, përzihet vazhdimisht gjersa brumi të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, hidhen vezët një nga një duke e përzier brumin vazhdimisht. Brumit mund t’i hidhen arra të grimcuara. Në tepsi të lyer me yndyrë, sheshohet brumi, pritet në formë delimash dhe futet në furrë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet njësoj nga të gjitha anët. Në tenxhere me sheqer, hidhet ujë sa të mbulohet sheqeri për dy gishtërinj. Shtohen sheqeri vanilje dhe limoni i prerë në flegra. Pasi të vlojë 5 min. sherbeti, përvëlohet tespishtja e nxehtë.

(Kosova Sot)

23 orë e 46 minuta më parë
19/08/18