Receta e Cekës - Agu me brinjë mështjerre
PËRBËRËSIT:
1 kg. mish nga brinjët,
2 qepë të mëdha,
3 lugë salcë domatesh,
2 thelpinjë hudhre,
1 dcl vaj ulliri(vaj lulesh), kripë, rigon.
Qepa grihet në rende dhe së bashku me mishin vehen, në zjarrë të fuqishëm, gjersa të marr valë. i shtohet kripa, hudhra e shtypur, mandej vehet në zjarrë të lehtë gjersa të ziej mishi. 10 min. para se të largohet nga zjarri, shtohet salca e domateve dhe një majë thike rigon. Salca i hidhet shpagetave të nxehta, përzihet me kujdesë, kurse mishi vendoset veçan në pjatë të nxehtë.
(Kosova Sot)