Receta e Cekës -Pizza quatro formaggio

  • 25 June 2018 - 15:07
Receta e Cekës -Pizza quatro formaggio

(4 LLOJ DJATHËRASH) Brumi hollohet dhe lyhet me salcë të përgatitur. Në çdo të katërtën pjesë hidhet djathë lloji të ndryshëm. Në njërën pjesë hidhet grojer, në të dytën gorgonzollë, në të tretën parmezan dhe në pjesën e katërt belpaese. Piqet si çdo picë tjetër. PIZZË E SHPEJTË Nga jogurti, mielli i përzier me pluhur paste, kripa dhe vaji, përgatitet brumi i cili ngjeshet pak dhe menjëherë tëhollohet dhe rrafshohet në tepsi të lyer. Brumi më parë lyhet me keçap, pastaj mbi hidhen përbërësit e tjerë sipas dëshirës dhe kaçkavalli në rende. Piqet në furrë të nxehtë dhe shërbehet në çast. PËRBËRËSIT: 2 gota jogurt, 4 gota miell, 1 filxhan kafeje vaj, 1 pluhur paste, keçap, proshutë, 2-3 speca, 1 qepë e vogël, disa kokrra ullinj, shampinjone, kaçkavall.

(Kosova Sot)