Receta e Cekës:Kryelanë misri me hithra

  • 10 July 2018 - 18:42
Receta e Cekës:Kryelanë misri me hithra

Përbëresit

1 gotë miell gruri,
2 gota miell misri,
1 gotë vaj,
1/2 litër qumësht,
200 gr djathë,
4 vezë, kripë,
1 pluhur paste,
hithra të reja.

Përgaditja:

Hithrat pastrohen,përvëlohen dhe priten imët.
Vezët tunden,shtohen vaji dhe qumështi.
Hidhet mielli i përzier me pluhur paste.
Kësaj mase i shtohen hithrat,djathi i troshitur,përzihet mirë dhe hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të nxehur mirë.
Piqet në furrë të nxehtë për afro ½ ore.
Brumi duhet të jetë sadopak i hollë,sepse mielli i misrit e thith lagështirën.
Në vend të hithrave, mund të përdoret spinaqi.
Në këtë rast nuk duhet të zihet spinaqi, por vetëm të kullohet mirë,të kriposet dhe t’i shtohet masës.

 

 

(Kosova Sot)