Receta e Cekes: SALLATË ME AROMË GREJPFRUTI

  • 19 July 2018 - 08:26
Receta e Cekes: SALLATË ME AROMË GREJPFRUTI
PËRBËRËSIT:
• 2 grejpfrutë,
• 2 rrepa të bardhë,
• rrepka të kuqe,
• disa thelpinj hudhre,vaj ulliri,
• majdanoz.

Grejpfrutët priten përgjysmë ose, nëse shërbehen një për person, priten lart në formë kapaku. Pastrohen me kujdes nga fryti i brendshëm duke e ruajtur lëngun, të cilin e lëshojnë, kurse fryti pritet në copa të vogla. Rrepat e bardhë, pasi të pastrohen, kalohen në rende, përzihen me frytin e grejpfrutit, u hidhet vaj ulliri, lëng grejpfruti, majdanoz dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur. Përzihet mirë dhe me këtë masë mbushen grejpfrutët. Mbi zbukurohen me majdanoz të grirë hollë dhe rrepka të kuqe. Kjo sallate është e shëndoshë, e shijshme dhe preferohet për uljen e kolesterolit.

(Kosova Sot)