Receta e Cekës:QOFTE ME SALCË DOMATESH

  • 08 August 2018 - 19:43
Receta e Cekës:QOFTE ME SALCË DOMATESH

PËRBËRËSIT:

• 1/2 kg mish të bluar, • 1 qepë në rende, • 1 vezë, • majdanoz të grirë hollë, • 1 lugë mustardë, • kripë, piper dhe vaj për skuqje.

PËR SALCË NEVOJITEN:

• 4 domate, • 3 lugë vaj, • 1 qepë e kaluar në rende, • 3 thelpinj hudhre, • erëza sipas dëshirës, • nenexhik, borzilok ose rigon. Në masën e mishit të bluar, hidhen qepa e kaluar në rende, veza e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë. Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake. Palosen në enë qelqi të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Në yndyrë të nxehtë, fërgohen qepa dhe hudhra e grimcuar. Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë, shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi. Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë sa të skuqet në sipërfaqe.

 

 

(Kosova Sot)