Receta e Cekes: REÇEL ME KAROTA

  • 14 August 2018 - 08:46
Receta e Cekes: REÇEL ME KAROTA
PËRBËRËSIT:
1 kg karota,
9 portokaj,
1. 1/2 kg sheqer.

Karotat e qëruara kalohen në rende. Shtohet sheqeri dhe lëngu i 8 portokajve. Përzihet dhe vihet në zjarr të fuqishëm gjersa të marrë valë, pastaj ulet temperatura dhe reçeli zihet gjersa të trashet. Shtohet 1 portokall i kaluar në rende me lëvore dhe, sa të marrë valë, largohet nga zjarri. Reçeli i zier mbulohet me pecetë të lagur. Pas 12 orësh, mbushen kavanozat, mbyllen mirë dhe vendosen në vend të freskët.

(Kosova Sot)