Receta e Cekes: SHERDEN

  • 16 August 2018 - 09:05
Receta e Cekes: SHERDEN
PËRBËRËSIT:
• 3 qepë,
• 1 karotë,
• rrënjë selinoje,
• 1 lugë gjalpë,
• të brendshmet e qengjit (mëlçi, mushkëri, zemër, veshkë),
• pëlhurë qengji,
• 2 lugë supe oriz,
• 1/2 tubë majdanoz,
• kripë, piper, specall, fletë dafine.
• 3 vezë,
• 4-5 lugë kos,
• 2 thelpinj hudhre.

Fërgohen qepët e prera imët dhe karota e selinoja e kaluar në rende gjersa të zbuten. Veçan zihen mushkëritë, zemra dhe veshkët e prera në copa të vogla. Pasi të zbuten pak, shtohen mëlçia e prerë në kubikë të vegjël, dafina dhe së bashku zihen edhe 5 minuta. Orizi i pastruar zihet në ujë të njelmët 10 minuta, pastaj shpërlahet me ujë të ftohtë dhe kullohet mirë. Qepës së fërguar i hidhen specall, të brendshmet e skuqura, orizi gjysmë i zier, piper, majdanoz i prerë imët dhe kripë sipas shijes. Pëlhura futet në ujë të nxehtë, kullohet mirë, shtrihet dhe pritet në disa pjesë në formë katërkëndëshi. Në çdo pjesë vihet nga mbushja e përgatitur, pastaj mbështillen sarmat të cilat vendosen në enë qelqi të rezistuar në zjarr. Hidhet pak verë e bardhë ose ujë i vakët dhe ena futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 20 minuta. Sipas dëshirës mund t’i hidhen vezët me kos. Shtohen hudhrat e shtypura, kripë dhe kjo masë hidhet mbi sherden. Futet prapë në furrë për t’u pjekur edhe 5 minuta gjersa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.

(Kosova Sot)