Receta e Cekes: PATËLLXHANË TË MBUSHUR

  • 18 August 2018 - 09:10
Receta e Cekes: PATËLLXHANË TË MBUSHUR
PËRBËRËSIT:
• 1 kg mish viçi,
• 1-1, 5 kg patëllxhanë të vegjël,
• 1 qepë,
• 1 karotë,
• vaj ulliri,
• 2 lugë gjalpë,
• 4 domate,
• disa speca djegës,
• 1/2 tubë majdanoz,
• specall, kripë, piper.

Fërgohet qepa gjersa të zbutet. Hidhet 1 lugë specall, përzihet një herë me lugë, pastaj shtohen mishi i prerë në kubikë të vegjël dhe ½ gotë ujë i nxehtë. Mishi zihet në zjarr të ulët gjersa të zbutet. Shtohen një karotë e kaluar në rende, majdanozi i grirë, kripë, piper dhe vlohet edhe 5 minuta. Patëllxhanët skuqen nga të gjitha anët në vaj të nxehtë, gjersa të zbuten pak. Priten në mes për së gjati, por jo gjer në fund. Mbushen me yçin e përgatitur. Palosen në tavë, hidhet pak ujë, mbulohet çdo patëllxhan me nga një rreth domateje. Mbi çdo domate vihet nga pak gjalpë dhe hidhet nga pak vegetë. Sipas dëshirës, aty- këtu vendoset nga një spec djegës dhe ena futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet në sipërfaqe dhe të trashet lëngu.

(Kosova Sot)