Reçeta e Cekës - Tatli e shpejtë

  • 21 August 2018 - 11:56
Reçeta e Cekës - Tatli e shpejtë

PËRBËRËSIT:
2 vezë,
2 filxhanë sheqer,
2 filxhanë vaj,
15 lugë miell,
1 lugë çaji sodë buke e përzier me 4-5 pika limoni ose 1 pluhur paste.

SHERBETI:
800 gr sheqer,
1 lit ujë,
1 sheqer vanilje, pak lëng limoni.

Në masën e vezëve të përziera me sheqer, shtohet vaji. Pasi të përzihet mirë, kësaj mase i shtohen mielli me sodë dhe vanilje, duke pasur kujdes që brumi të jetë i butë. Në tepsi të lyer me yndyrë, radhiten topthat e sheshuar dhe tepsia futet në furrë me temperaturë 170 gradë C. Pasi të piqet, tatlia e nxehtë përvëlohet me sherbët të nxehtë. 

(Kosova Sot)