Paluze me mollë

  • 28 August 2015 - 08:56
Paluze me mollë

Përbërësit:

-Mollë 1 kokërr (100 gram)

-Shurup 2 lugë gjelle

-Ujë 1 gotë

-Niseshte 1 lugë kafeje

Përgatitja:

Lahen mollët, përvëlohen dhe grihen në rende. Kjo masë vihet në napë, shtrydhet lëngu dhe futet në një shishe të mbyllur. Bërsitë ziejnë 8 – 10 minuta, kullohet lëngu, hidhet shurup sheqeri dhe lihet të marrë valë.

Shtohet niseshte patatesh e holluar me pak ujë, lihet sa të marrë vetëm një valë dhe më pas lihet të ftohet. Në fund përzihet me lëngun e mollës së freskët.