Receta e Cekës:Pulë e pregadiur me birrë

  • 18 September 2018 - 00:00
Receta e Cekës:Pulë e pregadiur me birrë

PËRBËRËSIT:

 1 pulë,
 2 qepë,
 1 lugë gjalpë,
 2. 5 dcl birrë,
 1 fletë dafine,
 arrë moskati,
 piper,
 kripë,
 vegetë,
 rozmarin,
 1 lugë miell,
 pak supë ose ujë të nxehtë. 

Pula lahet, fshihet, pritet në copa. Qepa grihet në rrathë dhe fërgohet në yndyrë e mbuluar me kapak gjersa të zbutet dhe të avullojë i tërë lëngu. Në qepë hidhen copat e mishit dhe skuqen nga të gjitha anët. Shtohen birrë dhe pak supë ose ujë, fletë dafine, pak arrë deti në rende, kripë, piper pak vegetë, rozmarinë. Mishi zihet në zjarr të ngadaltë gjersa të zbutet, pastaj vihet në pjatë ovale të nxehtë. Në yndyrën e mbetur shtohet mielli i përzier me pak supë dhe përzihet vazhdimisht gjersa të trashet lëngu. Lëngu i përgatitur hidhet mbi pulë të radhitur në pjatë.  

 

(Kosova Sot)