Receta e Cekës: BUKË FRANCEZE E MBUSHUR

  • 18 September 2018 - 11:57
Receta e Cekës: BUKË FRANCEZE E MBUSHUR

PËRBËRËSIT:

1 bukë franceze,
300 gr mish të zier bibe ose zogu,
1 paketim djathë krem,
4 tranguj turshi, 3 vezë,
1 lugëz mustardë,
piper,
kripë.

Priten majat e bukës, tuli largohet dhe ulet në qumësht. Mishi bluhet, i shtohen trangujt e copëtuar, djathi, vezët e ziera e të shtypura, mustarda , kripa, piperi. Përzihet me tul buke të kulluar, gjersa të fitohet një masë e lëmuar . Mbushet buka me këtë masë, mbështillet me pecetë të pastër dhe futet në frigorifer. Para servirjes, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë dhe zbukurohet sipas dëshirës. Buka e përgatitur në këtë mënyrë, preferohet për piknik, ku e shoqëruar me jogurt, e zëvendëson drekën.

(Kosova Sot)