Receta e Cekës: Musaka me kungulleshkë

  • 18 September 2018 - 15:47
Receta e Cekës: Musaka me kungulleshkë

PËRBËRËSIT:

 1 kg kungulleshka,
 2 qepë,
 2 speca të prerë në
kubikë,
 300 gr mish të bluar,
 2 karota,
 2 domate,
 1 gotë ajkë,
 100 gr kaçkavall,
 kripë, piper, kurry,
 1 fletë dafine,
 2 kokrra vezë, miell, vaj. 

Kungulleshkat lahen, u hiqet cipa duke i gërryer me thikë, priten në rrathë, kripohen, kalohen në miell dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë. Qepa pritet imët, fërgohet, shtohen specat, karotat në rende, mishi, kripa , piperi, e kurry dhe domatet e qëruara e të prera imët dhe të gjitha fërgohen pak. Në tavë të lyer radhiten kungulleshkat duke e mbuluar fundin e tavës, hidhet gjysma e kimës, rrafshohet mirë, mbulohet me kungulleshka, shtrohet prapë kima e mbetur dhe në fund mbulohet me kungulleshka. Para se të futet në furrë, musakaja mbulohet me vezë të tundura me ajkë dhe mbi spërkatet me pak gjalpë e kaçkavall. Piqet afro 30 minuta në furrë me temperaturë mesatare. 

(Kosova Sot)