Receta e Cekes: FRUTA DETI TË PËRZIERA

  • 19 September 2018 - 08:41
Receta e Cekes: FRUTA DETI TË PËRZIERA
PËRBËRËSIT:

kallamar të prerë në copëza,
midhje,
karkaleca,
copëza peshku,
1 qepë,
1 karrotë,
1 rrënjë selinoje,
1/2 kungulleshkë,
1 spec,
5 lugë vaj ulliri,
1 gotë verë e bardhë,
disa fletë borziloku,
kopër ose majdanoz,
2 lugë rrush të terur të bardhë,
lëng limoni,
kripë,
piper.

Qepa e grirë hollë, karrota e selinoja të prera na rrathë dhe speci, fërgohen në vaj ulliri 5 min. Hidhet vera, kopra ose majdanozi dhe ziejnë 10 min. pastaj shtohet supa, frutat e detit. Të gjitha zihen së bashku edhe 25 min. Sipër hidhen rrushi, arrat e grimcuara, lëngu i limonit dhe vazhdon zierja edhe 5 min. Shërbehet e nxehtë e zbukuruar me fletë borziloku. Frutat e përgaditur në këtë mënyrë, mund të përzihen me pilaf dhe të shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)