Receta e Cekës:Biftek me bukë të skuqur

  • 21 September 2018 - 17:10
Receta e Cekës:Biftek me bukë të skuqur

PËRBËRËSIT:

4 biftekë, 4 rriska buke, 1 vezë, 2 lugë qumësht, 4 thela proshutë, 4 feta kaçkavall, 300 gr kokrra misri, 1/2 kg perime të përziera, yndyrë për fërgim, kripë, piper, 2 sallata të gjelbra, 4 rrepka të kuqe, 1 trangull, 1 karotë, 4 kokrra ulliri.raporton Gazeta Kosova Sot

Zihen perimet e prera imët dhe veçan kokrrat e misrit. Kullohen, kriporen dhe u hidhet vaj ulliri. Biftekët lyhen me vaj dhe skuqen në skarë ose tigan tefloni, pastaj kriporen. Proshuta gjithashtu skuqet në skarë. Rriskat e bukës kalohen në vezë me qumësht dhe skuqen në vaj të nxehtë.

Në pjatë ku do të shërbehen vendosen rriskat e bukës, mbi to vihet bifteku i skuqur, mbi biftek vendoset proshuta e mbi proshutë vihen thelat e kaçkavallit. Këto të mbuluara qëndrojnë mbi skarë ose në furrë të nxehtë shporeti gjersa të shkrihet pak kaçkavalli. Bifteku shërbehet me perime të kombinuara, kokrra misri, sallatë të gjelbër me rrepka të kuqe. Zbukurohen sipas shijes së amvises.

(Kosova Sot)