RECETA E CEKES: LAZANJE ME MISH TË BLUAR

  • 22 September 2018 - 08:21
RECETA E CEKES: LAZANJE ME MISH TË BLUAR
PËRBËRËSIT:

• 250-300 gr brumë për lazanje (të gjelbër ose të bardhë),
• 3 qepë,
• 350 gr mish të bluar të yndyrshëm,
• 50 gr proshutë, kripë, piper, borzilok,
• 1/2 kg. domate dhe
1 konservë të vogël pure domatesh,
• 1. 5 dcl verë të bardhë,
• 1 lugë gjalpë,
• 125 gr kërpudha të freskëta,
• 2 lugë të rrafshuara miell,
• 3 lugë ajkë,
• 1 tubë majdanoz të grirë,
• 100 gr djathë ementaler.

Fërgohen qepët e grira imët. Shtohen mishi i bluar, proshuta e prerë imët dhe kripa e piperi. Domatet përvëlohen, u hiqet cipa, priten në kubikë të vegjël dhe i shtohen mishit së bashku me purenë e domateve. Kësaj mase i shtohet vera dhe vlohen 5 minuta. Hidhen kërpudhat e prera hollë dhe vazhdon zierja edhe 5 minuta. Pastaj i shtohen mielli, ajka, kripa piperi dhe, duke e përzier vazhdimisht, i shtohenmajdanozi dhe borziloku i grirë hollë. Lazanjet zihen 8 minuta, shpërlahen me ujë të ftohtë dhe kullohen. Në tepsi shtrohet një pjesë e lazanjeve, hidhen mishi i bluar dhe afro 50 gr djathë, mbulohet me pjesën tjetër të lazanjeve, mbi hidhen kërpudhat, e mbi to pjesa tjetër e djathit. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C për t’u pjekur për 35 minuta. Shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)