Reçeta e Cekës: Fileta salmoni në folie

  • 22 September 2018 - 13:49
Reçeta e Cekës: Fileta salmoni në folie

PËRBËRËSIT:

• 1 kg salmon,
• 2 lugë gjalpë ose margarinë,
• 1 limon, pak kripë, majdanoz,
• disa kokrra ulliri, vaj,
• 2-3 thelpinj hudhre,
• sallatë të përzier turshi.

Filetat e peshkut ndahen në 2 centimetra trashësi dhe palosen në 4 folie alumini të lyera me yndyrë. Spërkaten me lëng limoni, piper dhe kriposen, kurse mbi u hidhet sallata. Folia mbyllet mirë. Piqen në furrë ose skarë për 45 minuta. Shërbehen duke i zbukuruar me ullinj dhe majdanoz të grirë hollë.

(Kosova Sot)