RECETA E CEKES: STRUDEL ME AFION DHE PORTOKALL

  • 18 October 2018 - 08:44
RECETA E CEKES: STRUDEL ME AFION DHE PORTOKALL
PËRBËRËSIT:

1/2 litër qumësht,
3 vezë të plota dhe
3 të verdha veze,
250 gr sheqer,
100 gr gjalpë,
500 gr afion të bluar,
600 gr miell,
30 gr maja,
1 qeskë sheqer vanileje,
1 dcl rum, lëngu dhe lëvorja e një portokalli,
2 lugë mjaltë,
një majë thike kripë.

Në pak qumësht të vakët, 1 lugë të vogël sheqer dhe miell, përzihet maja dhe lihet në vend të ngrohtë gjersa të vijë. Në miellin e situr hapet një gropë në mes dhe hidhen 3 të verdhat e vezëve, 100 gr sheqer, gjalpë, rum, 2. 5 dcl qumësht, lëngu dhe lëvorja e një portokalli dhe pak kripë. Duke e përzier brumin, shtohet maja e ardhur dhe zihet një brumë i butë i cili vendoset në vend të vakët për 20-30 minuta. Brumi i ardhur hapet mbi letër pergamenti në trashësi 1 centimetri (në vend të brumit të përgatitur si më lartë, mund të përdoret brumi i fletëzuar). Afioni zihet në 2 dcl qumësht, ftohet dhe shtohen 3 të verdha veze, sheqeri vanilje, mjalti dhe 2 të bardhat e vezëve të tundura në shkumë. Përzihen me kujdes që të mos ulet shkuma dhe me këtë masë lyhet peta e hapur (peta nuk lyhet nga 2 centimetra nga skajet). Me anë të letrës ose pecetës, mblidhet në formë roleje, përmbyset në tepsi të gjatë të lyer me yndyrë. Pasi të vijë 10 minuta lyhet me të bardhë veze, shpohet në disa vende me majë thike dhe piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C për afro 50 –60 minuta. Në vend të afionit, mund të përdoren arra të bluara, lajthi ose bajame.

(Kosova Sot)