RECETA E CEKES: LAZANJE ME MISH TË BLUAR

  • 13 November 2018 - 20:58
RECETA E CEKES: LAZANJE ME MISH TË BLUAR
PËRBËRËSIT: 

250-300 gr brumë për lazanje (të gjelbër ose të bardhë),
3 qepë, 350 gr mish të bluar të yndyrshëm,
50 gr proshutë,
kripë,
piper,
borzilok,
1/2 kg. domate dhe
1 konservë të vogël pure domatesh,
1. 5 dcl verë të bardhë,
1 lugë gjalpë,
125 gr kërpudha të freskëta,
2 lugë të rrafshuara miell,
3 lugë ajkë,
1 tubë majdanoz të grirë,
100 gr djathë ementaler.

Fërgohen qepët e grira imët. Shtohen mishi i bluar, proshuta e prerë imët dhe kripa e piperi. Domatet përvëlohen, u hiqet cipa, priten në Rubikë të vegjël dhe i shtohen mishit së bashku me purenë e domateve. Kësaj mase i shtohet vera dhe vlohen 5 minuta. Hidhen kërpudhat e prera hollë dhe vazhdon zierja edhe 5 minuta. Pastaj i shtohen mielli, ajka, kripa piperi dhe, duke e përzier vazhdimisht, i shtohen majdanozi dhe borziloku i grirë hollë. Lazanjet zihen 8 minuta, shpërlahen me ujë të ftohtë dhe kullohen. Në tepsi shtrohet një pjesë e lazanjeve, hidhen mishi i bluar dhe afro 50 gr djathë, mbulohet me pjesën tjetër të lazanjeve, mbi hidhen kërpudhat, e mbi to pjesa tjetër e djathit. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C për t’u pjekur për 35 minuta. Shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)