RECETA E CEKES:REÇEL FTOI

  • 14 November 2018 - 08:35
RECETA E CEKES:REÇEL FTOI

PËRBËRËSIT: 1 kg ftonj të shëndoshë, 1 ¼ kg sheqer, 2 gota çaji ujë, 1 lugë çaji limontoz, disa feta limoni. Vlohet shurupi me sheqer dhe ujë. Shtohen limontoz dhe feta limoni. Ndërkohë, ftonjtë qërohen, futen në ujë me pak limontoz, pastaj kalohen në rende dhe hidhen në shurupin e vluar. Reçeli zihet gjysmë ore. Kohë pas kohe, largohet shkuma e cila krijohet mbi sipërfaqe. Mbulohet me pecetë të lagur dhe, pas 12 orësh, mbushen kavanozat e larë dhe të fshirë mirë. Vendoset në vend të freskët. 

 

(Kosova Sot)