Gjoks pule i mbushur spinaq dhe gjizë

  • 09 February 2016 - 23:49
Gjoks pule i mbushur spinaq dhe gjizë

Përbërësit:

Vaj ullliri
50 gr spinaq i freskët

50 gr gjizë pa kripë

Dy fileto (gjoks) pule

20 gr kaçkavall i grirë

Spec djegës i bluar

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri hedhin spinaqin dhe e gatujmë për rreth 5 minuta deri sa të zbutet, shtojmë gjizën pa kripë dhe e trazojmë. I lëmë në zjarr për 1 minutë.

Marrin gjoksin e pulës dhe bëjmë mbi të prerje verikale, të thella aq sa për të futur mbushjen. Marrin masën e formuar nga sinaqi dhe gjiza dhe mbushim ndarjet e pulës. I hedhin sipër kripë dhe piper. Shtojmë sipër djathin e grirë dhe në fund e spërkasim me pak spec djegës të bluar. I pjekim në një sobë të ngrohur paraprakisht për rreth 25 minuta në temperaturën 200°C, derisa djathi të jetë shkrirë.