Embëlsirë me tërshërë dhe karrota

  • 10 February 2016 - 22:33
Embëlsirë me tërshërë dhe karrota

Përbërësit:

125g  tërshërë

40 g arra

1 lugë çaji bajame të grira

190 g gjalp kikiriku

3 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji kanëllë

40 g karrota të grira

50g rrush i thatë

Përgatitja:

Shtoni në një tas, tërshërën, arrat, bajamet e grira dhe përziejini së bashku. Më pas shtoni gjalpin e kikirikut, mjaltin dhe kanellën. Vazhdoni t’i përzieni fort me lugë.

Në fund shtoni karrotat dhe rrushin e thatë dhe punojeni me duar deri sa të krijohet një masë uniforme.

Më pas formoni me duar, rreth 12 toptha dhe vendosni në një letër kuzhine. Futini në frigorifer për një orë dhe ëmbëlsira është gati.