Mjalti,soda e bukës dhe çaji

  • 23 May 2016 - 21:32
Mjalti,soda e bukës dhe çaji

Ka shumë njerëz, të cilët nuk duan që të shkojnë te mjeku për çdo imtësi. Në disa raste, as që ka nevojë të shkoni te mjeku. Mund t'i ndihmoni vetes me gjësende të cilat tanimë i keni në shtëpi,transmeton gazeta Kosova Sot.

ÇAJI I ZI KUNDËR DJEGIEVE 
Për zbutjen e dhembjeve te djegiet, në vendin e djegur qitni qeska (filtra) të njoma të çajit të zi dhe bëni presion. Antioksiduesit që gjenden në çaj veprojnë si melhem. 

UTHULLA E MOLLËS KUNDËR INFLAMACIONIT TË FYTIT
Dhembja e fytit mund të largohet sa hap e mbyll sytë, nëse e shpëlani fytin me përzierjen e uthullës së mollës dhe ujit, çdo orë. 

MENDRA KUNDËR DHEMBJES SË KOKËS NGA TË PIRËT 
Mendra përdoret shpesh si përforcues energjetik në aromaterapi. Duke pirë çajin e mendrës, apo duke thithur aromën e gjetheve të saj, mund të kthjelleni më mirë pas dehjes, duke ju larguar edhe dhembja e kokës. 

SODA E BUKËS KUNDËR URTHIT 
Soda e bukës mund ta zvogëlojë thartirën në lukth, e cila shkakton urth.

MJALTI KUNDËR PRERJEVE DHE PLAGËVE TË TJERA TË VOGLA
Përdorimi i mjaltit në vendet ku jeni prerë, mund ta përshpejtojë procesin e shërimit. Por, përkujdesuni se jeni duke përdorur mjaltë të papërpunuar, meqë ai i përpunuar nuk i ka të gjithë përbërësit e dobishëm. 

SODA E BUKËS KUNDËR THERJES SË BLETËS
Në vendin ku ju ka therur bleta, vendoseni përzierjen e sodës së bukës dhe ujit. Kjo do ta neutralizojë aciditetin e helmit të bletës.

(Kosova Sot)