Ja çka të bëni kur t'ju bie këmba ngërç

  • 23 May 2016 - 22:07
Ja çka të bëni kur t'ju bie këmba ngërç

Paraqitja e ngërçit në këmbë nuk është aspak një përvojë e mirë. Ngërçet më së shpeshti paraqiten në muskujt e këmbëve. Ndër shkaktarët më të shpeshtë të tyre, janë: një aktivitet i papritur, i madh, fizik, një ekstension jo i mjaftueshëm i muskujve, humbja e elektroliteve me anë të djersës, etj,transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kur ta ndieni ngërçin në këmbë, atëherë bëjeni një lëvizje të kundërt. Pra, nëse shputa ju shkon teposhtë, atëherë lëvizeni atë përpjetë, etj. Mund t'ju ndihmojë edhe vendosja e kompresave të ngrohta, në mënyrë që të largohet spazma, apo dushi me ujë të nxehtë. Për më tepër, si preventivë, mund të hani edhe ushqime të pasura me kalium dhe magnez.Ngërçi mund të paraqitet në pjesë të ndryshme të këmbëve, përgjatë tërë gjatësisë së tyre. 

(Kosova Sot)