A e keni ditur se kjo perime ngadalëson procesin e kancerit?

  • 24 May 2016 - 10:35
A e keni ditur se kjo perime ngadalëson procesin e kancerit?

A dëshironi ta ulni rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës? Këtë mund ta arrini me konsumim të rregullt të brokolit të ri. Me rastin e procesit të tretjes së brokolit, rrepka dhe lakërishta krijojnë sulforafanin, përbërës për të cilin mendohet se nxit sintezën e proteinave që mbrojnë qelizat dhe i ruajnë ato prej kancerit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Brokoli është i pasur me betakarotenë, vitaminë C dhe fibra, të gjithë këta luftues kundër kancerit. Ka edhe veti tjetër shëruese të kësaj perime me gjethe të gjelbër, brokoli  përmban sasi të madhe të kalciumit. Me zierjen e tij humben vitaminat, kështu që më së miri do të ishte ta përgatisni në avull, në mikrovalë ose të pjekura në tavë.

Do të ishte e shëndetshme t’i konsumoni sa më shpesh, e së paku dy herë në javë. Studimet hulumtuese kanë vëzhguar efektin e sulforafanit në sëmundjet e ndryshme kronike dhe në kancerin e prostatës.  

Numri i minjve që kishin zhvilluar tumoret ishte zvogëluar për 25 për qind, ndërsa që numri i përgjithshëm i zvogëlimit të tumoreve ishte ulur për 47 për qind, e madhësia e tyre ishte zvogëluar për 70 për qind. Glukorafanini, siç kanë treguar analizat e urinës së minjve, është shndërruar në formë aktive të sulforafanit. Brokoli i zier përmban glukorafaninë, i cili shndërrohet në sulforafanan në sistemin tretës, por në rastin e brokolit të papërpunuar, kjo ndodh vetëm kur ta përtypni.

(Kosova Sot)