Kujdes kur t’i konsumoni këto pesë ushqime, kanë pjesë helmuese

  • 24 May 2016 - 14:17
Kujdes kur t’i konsumoni këto pesë ushqime, kanë pjesë helmuese

Janë disa pjesë të caktuara të ushqimeve që kurrsesi nuk sugjerohet t’i hani.

Lëvoret e patateve

Patatja rrjedh nga e njëjta familje si edhe helmarina helmuese, kështu që nuk çudit fakti se disa pjesë të saj nuk duhet të hahen. Materia toksike solaninë më së shumti gjendet në lëvoret dhe kërcejtë e patates, prandaj këto pjesë duhet hequr para se ta përdorni në mënyrë termike.  Po ashtu, shumë solaninë ka në pataten e gjelbër, kështu që shmangni pjesë të që kanë nuancë të gjelbër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Gjethet e domates

Evropianët ia kishin frikën domateve qindra vite, e këtë ushqim kanë filluar ta konsumojnë në shekullin e 18-të. Një nga arsyet është se në gjethen e domates fshihen materiet helmuese  solaninë dhe tomatinë, që mund të shkaktojnë telashe me lukthin  tek ata që i konsumojnë. Nëse konsumohen në sasi të madhe, gjethet e domates mund të kanë pasojë fatale.

Image

 

Bërthamat e mollës

Bërthamat e mollës përmbajnë sasi të vogla të materies helmuese amigdalinë, e cila në kontakt me enzimat tretëse shndërrohet në cianid. Nga bërthamat e një molle nuk ju ndodh asgjë e keqe, problemi është nëse e teproni me sasinë, por nëse jeni në dilemë, mos i përpini fare, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Gjethet e rabarbarës

Kërcelli i bimës rabarbara (lat. Rheum rhabarbarum), në kombinim me dredhëzat e ëmbla paraqet kombinim për desert veror. Por, konsumimi i gjethes së gjelbër mundet t’ju helmojë. Gjethet e kësaj bime përmbajnë acid oksalik, që ndikojnë si helm në organizmin e njeriut kur të treten.

Image

 

Gjethet dhe lulet e patëllxhanit

Patëllxhani është edhe një tjetër lloj i perimes që duhet pasur kujdes kur të konsumohet. Gjethet dhe lulet e patëllxhanit përmbajnë materien toksike solaninë, që është helmues, kështu që duhet ta shmangni kënaqësinë me këto pjesë të patëllxhanit. 

Image

 

(Kosova Sot)