Limonadë me dredhëza: Frymëmarrja e 'ëmbël' që i përshtatet secilës dietë

  • 26 May 2016 - 21:49
Limonadë me dredhëza: Frymëmarrja e 'ëmbël' që i përshtatet secilës dietë

Me arritjen e pranverës pos trupit tonë zgjohet dhe natyra që na i dhuron frutat e lëngshëm. Një prej tyre është edhe dredhëza - fryt me aromë të këndshme, shije të pangopur dhe ngjyrë të ndezur,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ky ushqim i ëmbël dhe i shëndetshëm është e pasur me vitamina dhe minerale, e varfër me sheqer dhe kalori, prandaj edhe cilësohet si aleati më i mirë për humbje në peshë. Nëse dëshironi që në mënyrë të shëndetshme dhe të shijshme ta ushqeni trupin tuaj, provoni atëherë limonadën me dredhëza.

PËRBËRËSIT: - 600 gramë dredhëza të freskëta; - 2 limonë; Mjaltë; 6 gota ujë.

PËRGATITJA: 1. Dredhëzat i pastroni, i ndani përgjysmë; 2. Limonët i qëroni dhe i ndani në katër pjesë; 3. Dredhëzat i hidhni në blender, i shtoni 2 gota ujë, 1 lugë mjaltë dhe të gjitha i përzieni; 4. Provoni shijen dhe nëse nuk ju mjafton, atëherë shtoni mjaltë dhe 4 gotat tjera me ujë; 5. Lëngun ta freskoni të ftohtë dhe ta pini midis zamrave. 

(Kosova Sot)