Vetitë shëruese të shpargujve

  • 26 May 2016 - 22:29
Vetitë shëruese të shpargujve

Me arritjen e pranverës, perime që pushtojnë tregun janë pikërisht shpargujt.Shpargujt janë perime e shijshme dhe e shëndetshme. Është e pasur me vitaminat A,B1,B2,B3,B6,C,E dhe K.Po ashtu përmban mineralet,si:hekur, acid folik,kalcium,kalium,zink,magnez,mangan,fosfor dhe aminoacide.Për më shumë,përmban edhe fibra dietale,karbohidrate,proteina dhe yndyra të shëndetshme.Në vijim ju paraqesim disa nga vetitë e tyre shëruese,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

PËRKRAH SHËNDETIN E ZEMRËS

Substancat kundër inflamacioneve dhe ato me antioksidues, me të cilat shpargujt janë të pasur, janë të dobishme për zemrën. Vitamina B në shparguj parandalon çrregullimet serioze kardiake në zemër. Një studim nga viti 2005, i publikuar në "Circulation", raporton se niveli i homocisteinës ul rrezikun për sëmundjet arteriale dhe zvogëlon gjasat për droçka në gjak dhe në vena. Vitamina K parandalon ngurtësimin e arterieve, ndërsa që kalciumin e mban larg linjës arteriale. 

Image

FORCON PUNËN E TRURIT

Kjo perime e shijshme pranverore po ashtu i ndihmon trurit tuaj në rënien e aftësive kognitive. Sasia e lartë me folate dhe vitamina B12 në shparguj luan rol kyç në parandalimin e dëmtimeve kognitive. Studimi nga viti 2016, i publikuar në "JAMA Psychiatry", thekson se vitamina B12 ndikon në parandalimin e plakjes së trurit. Konsumimi i rregullt i shpargujve mund ta mbrojë trurin tuaj nga sëmundjet degjeneruese, që prekin neuronet në tru. 

Image

RREGULLON NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK

Shpargujt janë armë e fortë në kuzhinë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe ju ndihmon ta mbani nën kontroll diabetin. Vitamina B në shparguj forcojnë prodhimin e insulinës në trup, hormon që ndihmon në absorbimin e glukozës. Po ashtu është e pasur me krom, mineral që transporton glukozën përmes gjakrrjedhjes në qeliza. Një studim nga viti 2012, i publikuar në revistën "British Journal of Nutrition" citon se shpargujt ndihmojnë kontrollimin e glukozës, duke përmirësuar sekretimin e insulinës, duke pakësuar rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2. 

Image

SHËRBEN SI DIURETIK NATYRAL

Shpargujt janë diuretik i shkëlqyeshëm natyral. Promovon prodhimin e urinës, që shton hedhjen e kripës tepricë dhe lëngjet tepricë nga trupi. Në shkëmbim kjo redukton rrezikun për infeksion në traktin urinar dhe gjendjet e tjera në traktin urinar. Përbërësit e tyre po ashtu janë të dobishëm për njerëzit, që vuajnë nga edema, që vjen si rezultat i grumbullimit të lëngjeve në indet e trupit. Ushqimet si shpargujt ju ndihmojnë të humbni pak peshë nga uji, fryrjet dhe gjendjet e tjera, që nuk ju bëjnë rehat. 

Image

SIGURON SHIKIM TË SHËNDETSHËM

Shpargujt janë të shëndetshëm edhe për sytë tuaj. Vitamina A në shparguj ndihmon retinën që të absorbojë dritën, e më pas imazhet i dërgon në tru. Kjo është esenciale për shëndetin e syve. Mungesa e vitaminave A ndikon në plakjen e shikimit dhe dobësimin e retinës. Po ashtu përmban zeaksantinë, karotenoide, që është e shëndetshme për shëndetin e syve. Zeaksantina vepron si syze dielli për të mbrojtur sytë nga dëmtimet e rrezeve ultravjollcë. 

Image

LUFTON PLAKJEN

Shpargujt mund ta ngadalë- sojnë procesin e plakjes. Janë të pasur me vitamina E, antioksidues i tretshëm që parandalon shenjat e hershme të plakjes, si rrudhat. Mbron indet nga efekti i radikalëve të lirë, që lëkurën e mbajnë të re dhe të shëndetshme. Një artikull nga viti 1998, i publikuar në revistën "Lancet", ka zbuluar se antioksiduesi glutatione ngadalëson procesin e plakjes. Glutationet mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit dhe ndotjet.

(Kosova Sot)