Pjepri i hidhur, insulinë natyrale

  • 27 May 2016 - 08:24
Pjepri i hidhur, insulinë natyrale

Pjepri i hidhur në mënyrë tradicionale përdoret në gatim dhe në mjekësi, nga popujt e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore. Kjo bimë është nga të rrallat që ka vulën për shërueshmërinë nga mjekësia zyrtare. Sidomos është popullore në Japoni, të cilët njihen për jetëgjatësinë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Njihet për frytin me shije të hidhur, që ngjason me trangujt. Derisa është e re, ka ngjyrë të gjelbër, e kur të jetë pjekur, merr ngjyrën e portokalltë në të verdhë. Përmban shumë pak kalori, ndërsa që frutat e saj janë të pasur me vitamina C, B1, B2, B3. Përmbajnë edhe kalium dhe fosfor, magnez, zink, mangan, folate dhe fibra dhe me përbërësit e tjerë të dobishëm, që ndikojnë pozitivisht në sistemin imun dhe në shëndetin në përgjithësi. Kjo pemë është insulinë natyrale, përmban përbërësit specifikë "glikoprotein lektin", e cila e ul nivelin e glukozës, përkatësisht sheqerit në gjak. Pos kësaj, pastron helmet prej organizmit dhe shëron psoriazën, ngrit nivelin e energjisë dhe lehtëson frymëmarrjen. Ju ndihmon edhe të prekurve nga virusi HIV, kanceri dhe sëmundjet e tjera të rënda. Ekzistojnë fakte se konsumimi i lëngut nga pjepri i hidhur i lë të vuajnë urie qelizat e kancerit dhe në këtë mënyrë i shkatërron ato.

(Kosova Sot)