Gjashtë mitet që ju besoni dhe ju ndalojnë nga humbja në peshë

  • 27 May 2016 - 19:44
Gjashtë mitet që ju besoni dhe ju ndalojnë nga humbja në peshë

Që nga ndalimi i karbohidrateve e deri te debati rreth prodhimeve të qumështit, këshillat rreth ushqimit ndryshojnë nga java në javë. Me kaq shumë plane rreth dietave, si ta dimë cilën ta ndjekim? Dhe, a do të ketë ndryshime? Nga anashkalimi i shujtave e deri te eliminimi i grupeve të ushqimit, profesori Tim Spector, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, thotë se ndoshta gjithçka po bëjmë gabim. Duke shkruar te "Healthista", autori i "The Diet Myth" ekzaminon mitet rreth dietave që me siguri besoni., raporton Gazeta Kosova Sot

TË GJITHA KALORITË JANË TË BARABARTA Tani e dimë se humbja në peshë nuk është e thjeshtë derisa marrim kaloritë dhe i hedhim më pas jashtë. Përderisa kaloritë janë kalori në linjën e ushqimeve, ato në fakt nuk janë të barabarta kur bëhet fjalë për ndikimin e tyre në trupin e njeriut. Studimet tani tregojnë se mikrobet në zorrët tona dhe mënyra si ndërveprojnë me gjenet tona përcaktojnë se si ushqimi do të tretet dhe do të përdoret. Kjo do të thotë se dy njerëz mund ta konsumojnë të njëjtën sasi të ushqimit, të bëjnë të njëjtat ushtrime, por të humbin apo të shtojnë peshë në mënyrë të ndryshme.

DIETAT ME KUFIZIM TË KALORIVE FUNKSIONOJNË Janë shumë studime të ndryshme që tregojnë se njerëzit reagojnë shumë ndryshe ndaj ushqimeve identike dhe regjimit për humbje në peshë. Kjo pjesërisht është si pasojë e gjeneve tona, por gjithashtu edhe si pjesë e mikrobeve tona, që prodhon një linjë të kemikateve të ndryshme prej ushqimeve. Këto kemikate mund të kanë efekte shumë ndryshe ndaj humbjes në peshë dhe ndaj shëndetit. Nëse dy njerëz hanë një tas identik me pastë ata do të kenë sasi të ndryshme deponohet si yndyrë, si pasojë e ndryshimeve në mikrobet e tyre. Pasi që të gjithë kanë profil individual të zorrëve, mënyra se si procesojmë ushqimin është unike për ne.

USHTRIMET NDIHMOJNË TË HUMBIM NË PESHË Ushtrimet janë shumë të dobishme për zemrën, disponimin e njeriut dhe shëndetin në përgjithësi. Por, jo domosdoshmërish do t'jua hollojnë belin. Këshilla për të ngrënë më pak dhe për të ushtruar më shumë zakonisht dështon. Ushtrimet në fakt nganjëherë drejtojnë në shtimin e peshës. Më vështirë është të hiqet yndyra nga muskujt, duhet shpenzuar pesë herë më tepër energji. Kjo nuk do të thotë se duhet brengosur. Studimet qartë kanë treguar se të jesh fit ju bën më të shëndetshëm dhe me gjasë do të jeni më gjatë.

HEQJA DORË NGA KARBOHIDRATET ËSHTË E DOBISHME Është një trend në rritje për të pretenduar mbipeshën, ajo mund të shërohet duke lënë bosh një pjesë të ushqimit. Kjo ka ndikuar në botimin e shumë librave, secili duke avokuar ose duke eliminuar grupe të mëdha të ushqimit, përfshirë këtu qumështin dhe prodhimet e tij, bishtajat dhe ushqimet që përmbajnë gluten, fruktozë dhe karbohidrate. Diversiteti i mikrobeve është kyç për shëndetin e njeriut. Sa më shumë lloje, aq më i shëndetshëm është organizmi. Diversiteti i ulët i mikrobeve jo vetëm se ndërlidhet me mbipeshë dhe me diabet, por ndërlidhet edhe me alergjitë, sëmundjet autoimune dhe sindromën e zorrëve të irrituara.

GJITHMONË HANI KAFJALL Një ndër "rregullat e arta" më të cituara janë se ushqimi i shëndetshëm varet nga ajo që kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës. Atë që shumica e njerëzve nuk e dinë se ko është një lojë e kompanive që shesin drithërat, për t'i rritur shitjet. Pjesë e kësaj lajthitje është se "duhet të hamë shpesh dhe nga pak". Por se të dyja këto janë mite nutriciste me asnjë fakt të qëndrueshëm prapa tyre për ta mbështetur këtë.

PROBIOTIKËT NUK FUNKSIONOJNË Përdorimi i tepërt i probiotikëve me të vërtetë është brengosës. Kjo çon në rezistencën ndaj antibiotikëve, e secila marrje e tyre është sikur ta dërgosh një bombë nukleare në zorrët tuaja. Nëse duhet të merrni një sasi antibiotikësh, atëherë sigurohuni që të merrni probiotik në të njëjtën kohë. Studimet kanë treguar se probiotikët u ndihmojnë zorrëve tuaja që të rikuperohen nga infeksionet. Konsumoni ushqime me prebiotik si qepë, hudhër, artiçok dhe shparguj. Konsumoni ushqime me probiotikë, si jogurt, djathë dhe ushqime të fermentuara. 

(Kosova Sot)