Qershitë -burim i shëndetit pranveror

  • 27 May 2016 - 19:47
Qershitë -burim i shëndetit pranveror

Vetitë shëruese të kësaj peme të bukur shkojnë me hapin dhe ngjyrën e saj. Në këtë pemë të shijshme fshihen përbërës, që ndikojnë në shëndet dhe bukuri. Janë burim për vitamina A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, mineralet kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink. Përmbajnë fibra, celulozë, pektinë, proteina dhe karbohidrate. Ja disa nga vetitë shëruese të qershisë, raporotn Gazeta Kosova Sot

MBROJNË PREJ KANCERIT Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë - përbërës që njihen si "pastrues" të radikalëve të lirë, shkaktues të vërtetuar të kancerit. Posedojnë edhe kuercetinë, pigment bimor nga grupi i flavonoideve. Sipas shumë studimeve, kjo substancë, shkaku i përbërësve kundër kancerit, ndikon në parandalimin e tij.

MBROJNË ZEMRËN DHE ENËT E GJAKUT Kaliumi i fshehur brenda qershive të ëmbla ndikon në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve apo pemëve të pasura me këtë mineral mund të jetë i dobishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut, të rrahurave të zemrës dhe aktiviteteve elektrizuese në zemër. Pos të tjerave, konsumimi i qershive ndihmon edhe te inflamacionet, pakësojnë dhimbjet dhe kthejnë fuqinë, pastrojnë  veshkat dhe kanalet urinale

(Kosova Sot)