Dieta për thyerjen e gurit në veshka

  • 27 May 2016 - 19:52
Dieta për thyerjen e gurit në veshka

Veshkat na lirojnë prej helmeve të ndryshme, kështu që ajo që hamë dhe pimë ka rëndësi për shëndetin e tyre, sidomos nëse ekzistojnë gurët në këtë organ. Me konsumimin e ushqimeve me prejardhje bimore ose marrja shtesë e vitaminave C me sodë të bukës, shkrin këtë gurë dhe parandalon rritjen e tyre të mëtutjeshme. Pacientët, që vuajnë nga kjo sëmundje, duhet të pinë shumë lëngje, së paku tri litra në ditë.

Shumë studime tregojnë se ata që janë të prirë për shfaqjen e gurëve duhet ta pakësojnë apo pothuajse të heqin qafe konsumimin e ushqimeve: lakër Brukseli, spinaq, lëngje të pemëve, pemë të thata, dredhëza dhe çokollatë. Disa studime thonë se ushqimi i pasur me kalcium ndikon në pakësimin e rrezikut për gurët. Midis shujtave konsumoni qumësht acidofolik, e kafjallin ta filloni me një gotë të madhe qumësht. Hani ushqime shumë fibra, raporotn Gazeta Kosova Sot

SHEMBULLI I MENYSË: Për kafjall hani dy rrika bukë të thekur të lyera me djathë pa yndyrë, pini çaj nga boronica e kuqe me një lugë mjaltë bagremi

E HËNË Dreka: supë me perime (150 g), shparguj të zier (100 g), 1 rriskë bukë elbi, 1 gotë verë. Darka: makarona (80 g) me mish të bluar (70 g), karota me limon (150 g), ëmbëlsirë me kanellë (80 g), çaj bliri.

E MARTË Dreka: pilaf me fruta deti (150 g), kungulleshkë në tym (100 g), akullore nga vanilja. Darka: salcë me lente dhe karota (150 g), gjeldeti në furrë (100 g), sallatë me domate (70 g), 1 rriskë bukë elbi (80 g), kefir.

E MËRKURË Dreka: sallatë me oriz, gjeldeti dhe ananas (250 g), lakër jeshile lakër jeshile (80 g), puding vanilje, 1 gotë verë të zezë. Darka: petulla nga soja (150 g), speca të pjekur (100 g), djathë të freskët (50 g), bukë misri (80 g), çaj nga hithrat

. E ENJTE Dreka: tranguj me kos (150 g), pulë të pjekur (100 g), frape me kivi. Darka: troftë në tym (150 g), kërpudha në salcë nga vera e zezë (80 g), bukë elbi (80 g), mollë, 1 gotë verë.

E PREMTE Dreka: spageta me tunë (150 g), sallatë me karota dhe selino (100 g), një dardhë. Darka: djathë me bukë (100 g), misër i bluar (100 g), brokol të zier (80 g), çaj mente.

E SHTUNË Dreka: peshk të tymosur me patate (200 g), çikore të zier (100 g), 1 grusht arra braziliane, 1 gotë verë të bardhë. Darka: sallatë me mish pule, ullinj dhe djathë (150 g), bukë me fara të kungullit (80 g), 1 rriskë bukë të thekur me mjaltë, ujë oligomineral.

E DIEL Dreka: peshk në furrë (100 g), patate të zier (120 g), ëmbëlsirë me jogurt, 1 gotë verë. Darka: kotlet nga zjarri (100 g), kungulleshkë e tymosur (100 g), bukë me fara luledielli (80 g), 1 portokall.

(Kosova Sot)