Krem nga majdanozi – pse jo?

  • 28 May 2016 - 12:28
Krem nga majdanozi – pse jo?

Keni probleme me qarkullimin e gjakut, venat e zgjeruara ose celulit – ja zgjedhja e thjeshtë që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit për krem:

-50 g gjethe të freskëta të majdanozit;

-120 ml vaj ulliri;

- 10 g dyllë të bletëve.

Përgatitja

Piqeni majdanozin në vaj rreth gjysmë ore.  E përzieni gjithë kohës. Pas gjysmë ore ato duhet të marrin ngjyrë të errët. E derdhni masën në një kavanoz të vogël, e mbyllni dhe e vendosni në vend të ngrohtë 2-3 ditë. Mund të shtoni vaj eterik të livandës. Pas 3 ditësh përzierjen e ngrohni  dhe e kaloni përmes gazës sterile. Përsëri e ngrohni dhe shtoni dyllin. Kremin mund ta përdorni edhe për masazh. Përmes masazhit më mirë do ta përmirësoni qarkullimin. Bëni masazh, sidomos këmbëve.

(Kosova Sot)