Dëshironi fëmijë të mençur? Hani fruta gjatë shtatzënisë!

  • 28 May 2016 - 22:26
 Dëshironi fëmijë të mençur? Hani fruta gjatë shtatzënisë!

Gratë shtatzëna që gjatë kohës së shtatzënisë konsumojnë shumë fruta, sipas studimit, do të lindin fëmijë më të mençur. Fëmijët një vjeç, nënat e të cilëve kishin konsumuar shumë fruta, prej bananeve e deri te boronicat, kishin shënuar notat më të larta në shkathtësitë e të menduarit,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët nga Kanadaja, që merren me testimin dhe zhvillimin e fëmijëve, kanë testuar 808 fëmijë, nga mosha 12 muajsh, nënat e të cilëve kishin marrë pjesë në testet sa ishin shtatzë- na, duke incizuar rutinën e tyre ushqimore. Më pas ata kishin hulumtuar dhe krahasuar testet e tyre - ku ishin shikuar aftësitë e kujtesës dhe në mësim. Ata kishin gjetur se fëmijët, nënat e të cilave kishin konsumuar më shumë fruta sa ishin shtatzënë, kishin arritur suksese në funksionimin kognitiv. 

(Kosova Sot)