Përtërini trupin dhe mendjen me ushqimet që kthejnë kohën prapa

  • 28 May 2016 - 23:29
Përtërini trupin dhe mendjen me ushqimet që kthejnë kohën prapa

Teni jo i ekuilibruar, rrudhat, lëkura e thatë, pigmentet, mitesteret... Ndoshta keni menduar se problemet me tenin do të rregullohen kur të dilni nga puberteti, por kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, vitet sjellin probleme. Çfarë të bëni kur kremrat kundër plakjes, losionet nuk përmbushin misionin? Para se të dorëzoheni, kujtoni thënien "je ashtu siç hani". Nëse bëni një ndryshim në ushqim, ka mundësi që kohën ta ktheni prapa,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ja disa këshilla.
 
PA SHEQER Mund të shpenzoni qindra euro në kremra të shtrenjta dhe serume, por nëse shujtat tuaja janë përplot me sheqer, harroni përtëritjen. Pos se ndikon në shëndet, sheqeri mundet t'jua dëmtojë edhe lëkurën.


AMINOACIDET OMEGA 3 DHE OMEGA 6

Këto aminoacide janë të rëndësishme për zemrën, trurin dhe sytë. Por gjithashtu luajnë rol të madh në dukjen dhe strukturën e lëkurës. Parandalojnë inflamacionet dhe pakësojnë dëmtimin e kolagjenit që ndodh si pasojë e rrezeve ultravjollcë.
\ANTIOKSIDUESIT Antioksiduesit mbrojnë lëkurën duke kufizuar krijimin e radikalëve të lirë - fajtorin kryesor që dëmton qelizat e lëkurës, që ndikon në shenjat e dukshme të plakjes.

(Kosova Sot)