Kjo pemë mbron zemrën, përmirëson cilësinë e gjumit

  • 29 May 2016 - 08:31
Kjo pemë mbron zemrën, përmirëson cilësinë e gjumit

Kivi është pemë me vlerë ushqyese që përmban pak kalori. Ja disa nga vetitë shëruese të tij

Përmirëson shëndetin e zemrës

Kivi është burim për fibra dhe kalium që mbron shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular. Shtimi i konsumimit të kaliumit është kyçe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Në studimin e bërë, është theksuar se personat që konsumojnë sasi adekuate të kaliumit, më pak rrezikohen nga sulmi në zemër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përmirëson cilësinë e gjumit

Studimet kanë treguar se kivi mund ta përmirësojë cilësinë e gjumit te personat e rritur, dhe ata të moshuar që kanë telashe me gjumin. Kivi qetëson, që lehtëson gjumin, e njëkohësisht përmirëson edhe cilësinë e gjumit dhe pakëson mundësitë që të zgjoheni shpesh natën. 

(Kosova Sot)