Për këtë arsye, kurrë mos e kyçni klimën porsa të hyni në veturë

  • 31 May 2016 - 08:28
Për këtë arsye, kurrë mos e kyçni klimën porsa të hyni në veturë

Shoferë të shumtë nuk e pranojnë rrezikun që u kanoset, e ne ju shpjegojmë përse nuk duhet ta kyçni klimën porsa keni hyrë në veturë. Arsyeja pse përnjëherë me të hyrë në veturë nuk duhet ta kyçni klimën është e natyrës natyrore, për të mirën e shëndetit. Kur vetura është e parkuar në të ftohtë, prodhon midis 400 dhe 800 miligramë benzenë. Benzeni, që njihet edhe si benzola, është lëng pa ngjyrë me aromë të ëmbël, e cila lehtë tretet në ujë dhe përzihet me ajër. Pos kësaj, ndizet shumë shpejt,transmeton gazeta Kosova Sot.

Përdoret për prodhimin e plastikës, eksplozivit, ngjyrë, por edhe si tretës. Në temperatura të larta të jashtme, sasia e prodhimit të tij në veturë arrin edhe deri 4.000 miligramë, rreth 40 herë më shumë se sa sipas rregullave lejohet. Kjo do të thotë se, nëse pas hyrjes në veturë dritaret janë të mbyllura, ne thithim sasi të madhe të benzenës, dhe kështu dëmtojmë veshkat, mëlçinë dhe eshtrat. Më  e keqja është se trupi ynë nuk mundet ta heqë qafe këtë substancë helmuese nga organizmi dhe një pjesë e madhe mbetet brenda në organizëm. Shtrohet pyetja se çfarë të bëjmë? Para se të futeni në veturë, lini derën hapur apo hapni xhamin dhe prisni për 2-5 minuta. Pas kësaj mund ta kyçni klimën.

(Kosova Sot)