Ushqimet që pakësojnë djersitjen

  • 31 May 2016 - 19:56
Ushqimet që pakësojnë djersitjen

Të nxehtët e verës është gjithnjë e më afër,por me gjithë higjienës së rregullt dhe prodhimeve të kozmetikës me aroma të ndryshme, trupi ynë gjatë verës djersitet tej mase. Problemin e djersitjes së tepërt mund ta zgjidhni edhe në mënyrë natyrale, andaj në vazhdim lexoni cilat ushqime ju ndihmojnë,raporotn Gazeta Kosova Sot

Vajrat eterikë 

Vaji eterik i qimnonit të zi dhe vajit të lisit pa preparate shtesë mund të ndihmojnë në heqjen e këtij problemit mjaft stresues. Këto lloje të vajit kanë efekt antibakterial dhe qetësues, prandaj janë zgjedhje e shkëlqyeshme  me djersitjen.  Ndihmojnë edhe në heqjen e baktereve dhe kërpudhave.

 

Image

 

 Vaji i ullirit

Vajin e ullirit, sidomos gjatë verës, ta përdorni si shtesa e vetme për sallata, sepse është i pasur me antioksidues dhe tretet më lehtë në krahasim me vajrat e tjerë bimorë. Shmangni margarinën dhe vajin e lulediellit, sepse ata shndërrohen në përbërës të dëmshëm, të cilët trupi i hedh në formën e helmeve përmes poreve të lëkurës. 

Image

 

 Ushqimi i pasur me fibra

Ushqimi i pasur me fibra, si frutat e malit, frutat me lëvozhgë të fortë, perimet me gjethe të gjelbër do të duhej të përbëjnë 90 për qind të shujtave ditore. Andaj, mënyra e sekretimit të gjëndrave të djersitjes do të zvogëlohet në minimum.

 

Image

 

Hani peshk më shumë

Mishin e kuq ta zëvendësoni me mish peshku,e në sasi sa më të madhe të hani salmon dhe sardele, të cilët përmbajnë sasi të madhe të kalciumit, që ndihmon te pakësimi i djersitjeve. Ndikim të njëjtë kanë edhe portokajtë dhe brokoli, kështu që edhe këto ushqime sa më shpesh të gjenden në tryezën tuaj.

Image

 

 Çajet

Çajet sugjerohen t’i pini gjatë ditëve të ngrohta të verës kundër hidratimit, por duhet t’i konsumoni edhe për t’i pakësuar djersitjet. Me këtë rast, më së miri është të pini çaj të gjelbër, madje herët në mëngjes në lukth të zbrazët, e pos se mund ta pini, me të mund t’i lani duart, barkun, thembrat, për largimin e aromës së keqe, por edhe për të pakësuar djersitjet.

Image

 

Uthulla e mollës 

Konsumimi i uthullës së mollës ju ndihmon ta mbani dhe ta ruani linjën vitale dhe të hiqni helmet prej trupit dhe organizmit, kurse uthulla ju ndihmon edhe në pakësimin e sekretimit të gjëndrave të djersitjes. Përzieni 10 ml uthull molle dhe 20 ml ujë, e përzierjen e fituar e pini për çdo mëngjes në lukth të thatë. Të jeni të sigurt se rezultatet nuk do të mungojnë. 

Image

 

(Kosova Sot)