Dieta "banania e mëngjesit" humb 5 kg për një javë!

  • 11 June 2016 - 22:03
Dieta

Kjo dietë, që nënkupton fillimin e ditës me banane dhe një gotë ujë të ngrohtë, njihet edhe si "banania e mëngjesit" dhe është shumë e thjeshtë. Ndikon të humbni në peshë, sepse banania stimulon tretjen dhe përshpejton metabolizmin,transmeton gazeta Kosova Sot.

Njerëzit që dëshirojnë ta provojnë këtë dietë duhet ta shmangin darken pas orës 8 dhe ta shmangin desertin pas darkës. Nga ushqimet nuk guxoni të konsumoni prodhimet e qumështit dhe alkoolin, e kushti tjetër është që bananet të janë të freskëta, e jo të pjekura apo të ngrira.

MENYJA NORMALE PËR NJË DITË:

Kafjalli: - një apo më shumë banane (derisa të ngopeni); - një gotë ujë të ngrohtë.

Dreka: - shujtë sipas dëshirës dhe sallatë të freskët; - ëmbëlsirat dhe deserti lejohen deri në ora 3 pasdite nëse ndiheni të uritur.

Darka: - shujtë që përmban shumë perime; - anashkaloni desertin. Nëse ju përmbaheni rregullave, nutricistët theksojnë se për një javë do të mund të humbni deri në 5 kilogramë.

(Kosova Sot)