Nëse keni telashe me kapsllëkun, ja cilat ushqime t'i përdorni si ilaçe natyrale

  • 18 June 2016 - 08:31
Nëse keni telashe me kapsllëkun, ja cilat ushqime t'i përdorni si ilaçe natyrale

Një nga problemet më të zakonshme që na befason është problemi me jashtëqitjen. Në vijim ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake për ta luftuar kapsllëkun., raporton Gazeta Kosova Sot

SODA E BUKËS Soda e bukës mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Është një nga ilaçet shtëpiake më të përdorura në shtëpi. Ndihmon të liroheni nga kapsllëku dhe dhimbjet e barkut. Pas përmban karbonate, inkurajon largimin e ajrit nga trupi, që është mënyra më e mirë për t'u lehtësuar nga presioni dhe dhimbjet. Po ashtu ekuilibron nivelin e pH-së në trup.

Image

 

ALOE VERA Jo vetëm nëse jeni prerë diku apo keni djegur lëkurën, aloe gjithashtu është një ilaç shtëpiak për barkun tuaj. Xheli i pastër nga bima shëruese aloe vera duhet të përzihet me lëngjet nga frutat dhe pijet tjera të mëngjesit dhe në këtë mënyrë stomakun tuaj do ta keni të sigurt.

Image

 

VAJI I FARAVE TË LIRIT Vaji nga farat e lirit vepron si një mbështjellës apo një pallto për linjat e murit të stomakut, e ndikon pozitivisht edhe te jashtëqitja. Si rezultat i kësaj, përmirësohet puna e zorrëve. Vaji nga farat e lirit mund të përzihen me lëngun nga portokalli dhe kështu nuk do të keni më telashe me kapsllëkun

Image

 

KAFEINA Po ashtu, edhe kafeina vepron si një stimulues për stomakun tuaj. Kafeja ndikon që të urinoni disa herë, kjo për faktin se është një diuretik. Por, edhe këtu duhet të kini kujdes me sasinë, sepse konsumim i tepërt i kafesë ju bën të dehidruar, e dehidrimi do të thotë kapsllëk.

Image

 

LIMONI Lëngu i agrumeve është një stimulues i hatashëm për sistemin tretës. Është një përbërës i mirë në largimin apo hedhjen jashtë të helmeve të grumbulluara në trup dhe organizëm, si dhe materialet tjera të patretura që janë ndërtuar nëpër muret e zorrëve.

Image

 

VAJI I ULLIRIT Vaji i ullirit edhe këtu ndihmon. Ky lloj i vajit ndikon në lëvizjen e gjërave në zorrë. Cilësia dhe kualiteti i vajit të ullirit e shndërrojnë këtë lloj të vajit në një ikonë kundër kapsllëkut, si ilaç shtëpiak. 

Image

 

(Kosova Sot)