Ja pse nuk duhet ta mbani këmbën mbi këmbë

  • 24 June 2016 - 20:11
Ja pse nuk duhet ta mbani këmbën mbi këmbë

Qëndrimi ulur me këmbën mbi këmbë është poza më e shpeshtë që merr shumica e femrave. Por, kjo ulje elegante ka edhe efektet e dëmshme anësore, transmeton gazeta Kosova Sot.

NGRIT SHTYPJEN E GJAKUT

Studime të shumta uljen këmbë mbi këmbë e kanë ndërlidhur me shtypjen e lartë të gjakut. Edhe nëse nuk keni problem, një ulje si kjo negativisht ndikon në qarkullimin e gjakut. Kur të uleni kështu, bëni presion dhe ekstremitetet e poshtme dërgojnë sasi të madhe në gjoks.

SHKAKTON DHIMBJE NË IJË DHE SHPINË

Personat që qëndrojnë në pozitën me këmbët e kryqëzuara, me kalimin e kohës, mund të ndjejnë dhimbje në shpinë. Dhimbjet ndërlidhen me pozitën e papërshtatshme të eshtrave.

NDIKON NË VENAT E ZGJERUARA

Qëndrimi në këtë pozitë në masë të madhe ndikon në shfaqjen e venave të zgjeruara. Edhe pse kjo gjendje ndërlidhet me gjenetikën, qëndrimi i tillë gjatë ditës bën presion në venat që janë përplot me enë të vogla dhe kapilarë. Presioni shpejton qarkullimin që zgjeron venat dhe ndryshon formën e tyre. 

(Kosova Sot)