Ushqimi me qumështin nga gjiri i nënës ka më shumë rëndësi sesa që ishte menduar

  • 24 June 2016 - 20:17
Ushqimi me qumështin nga gjiri i nënës ka më shumë rëndësi sesa që ishte menduar

I porsalindur i ushqyer me ushqimin nga gjumi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës ndikon të ketë më pak probleme në sjellje, në periudhën midis moshës 7 dhe 11- vjeçare, ka treguar studimi i fundit, në të cilin studim kishin marrë pjesë 1.500 fëmijë të shëndetshëm, prej të cilëve 900 ishin ushqyer me qumështin nga gjiri i nënës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ata fëmijë, të cilët ishin ushqyer me qumështin nga gjiri nënës, që është periudha që e sugjerojnë pediatrit, për 56 për qind ishin më pak të rrezikuar që të zhvillojnë probleme në sjellje në fillim të shkollës fillore në krahasim me ata që ishin ushqyer më pak se një muaj, kanë vërtetuar ekspertët, e studimi i tyre ishte publikuar në revistën "Plos Medicine". "Ushqimi ekskluzivisht me qumështin e nënës ka rëndësi më të madhe sesa që ishte menduar tani, në shumë aspekte të zhvillimit të fëmijës", ka thënë Tamse Rochat, autori kryesor i studimit. 

Problemet në sjellje në fëmijëri mund të sjellin agresivitet. Kjo ndikon në mësim dhe në marrëdhënie me të afërmit, e deri te problemet me vetëbesim dhe me shëndetin psikik. Krejt kjo më pas në jetë mund të përcillet me dështim. 

(Kosova Sot)