Përgatiteni vetë kremin për rrezitje?

  • 25 June 2016 - 08:25
Përgatiteni vetë kremin për rrezitje?

Ditët e para të verës me vete sjellin edhe temperaturat e larta, por duhet pasur kujdes me rastin e ekspozimit të lëkurës në diell. Rrezet e diellit janë të dobishme, por mund të jenë edhe të dëmshme nëse lëkura e pambrojtur ekspozohet direkt në diell. Pos shumë kremrave, që japin pak efekt, në vijim ju paraqesim recetën për ta përgatitur vetë kremin për mbrojtje nga dielli,raporotn Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: 1/2 e gotës vaj bademi ose ulliri; 1/4 e gotës vaj kokosi; 1/4 e gotës dyllë të bletëve; 2 lugë pluhur oksid zinku.

PËRGATITJA: Në kavanozin prej 500 ml hidhni gjithë përbërësit, me përjashtim të oksidit të zinkut dhe e hidhni në enën me ujë për t'u ngrohur. Pasi të gjithë përbërësit të treten, e hiqni nga pllaka dhe ngadalë shtoni oksidin e zinkut. Pasi të jetë ftohur, kremi është i gatshëm për përdorim. 

(Kosova Sot)