Ilaçi natyral për dhimbje të dhëmbit

  • 25 June 2016 - 20:17
Ilaçi natyral për dhimbje të dhëmbit

Ky ilaç natyral kundër dhimbjes së dhëmbit ndikon sa hap e mbyll sytë. E përgatisni vetë nga përbërësit që i keni në shtëpi. Të gjithë ata që e kanë përjetuar dhimbjen e dhëmbit e dinë sa e neveritshme është, transmeton gazeta Kosova Sot.

Dhimbja shfaqet nga faktorë të ndryshëm, por në secilin rast vjen deri te inflamacionin i shtresës së brendshme të dhëmbit. Deri te një inflamacion i tillë vjen nga kariesi, gurët, lëndimet, infeksionet …etj. Për këtë dhimbje ekziston ilaçi natyral. Ky ilaç magjik posedon dy përbërës - karafilin pluhur dhe vajin e kokosit. Krejt çfarë duhet të bëni është të përzieni këta përbërës dhe ta vendosni në dhëmbin me dhimbje, disa herë në ditë. 

FSHEHTËSIA E TIJ

Vaji i kokosit ka efekt antibakterial, por në këtë rast është vetëm baza, fshehtësia është te karafili pluhur, në fakt në substancën e saj që quhet Eugjenol. Eugjenoli është substancë organike dhe ndikon si anastesik natyral.  

(Kosova Sot)