Mbani mend: Ja çfarë të bëni nëse digjeni në diell

  • 26 June 2016 - 20:24
Mbani mend: Ja çfarë të bëni nëse digjeni në diell

Pa marrë parasysh sa jeni mbrojtur, secilit i ka ndodhur që të digjet në diell. Në mënyrë që djegiet t'i zbutni dhe ftohni, ju zbulojmë çfarë të bëni së pari kur të digjeni në diell.

Me këtë recetë do të ndieni lehtësim, e lëkura shpejt do të qetësohet, do të ftohet dhe nuk do t'ju djegë, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËR KËTË ZGJEDHJE KUNDËR TË DJEGURAVE NGA DIELLI JU NEVOJITEN:

Një gotë qumësht Kubëza akulli Leckë pambuku e pastër Enë
  
PËRGATITJA:
Në një enë hidhni qumështin dhe akullin dhe zhytni leckën e pastër. E shtrydhni lëngun shtesë dhe e vendosni në vendin e prekur. Vendosini këto kompresa derisa të njihni lehtësim. Pas kësaj, lëkurën ta lyeni me losione dhe kremra.

PËRSE KJO RECETË NDIKON?

Proteinat nga qumështi i ndihmojnë lëkurën që të rigjallërohet, derisa akulli ju ofron lehtësim me ftohjen e lëkurës. 

(Kosova Sot)