Mënyrat si të humbni në peshë për një ditë

  • 28 June 2016 - 23:17
Mënyrat si të humbni në peshë për një ditë

Sezoni veror është këtu, që nënkupton fustane të lehta, që thekson mangësitë e linjave. Por ato të janë të gatshme për aksion, ja disa këshilla si të humbni në peshë brenda ditës,transmeton gazeta Kosova Sot.

DITËN FILLOJENI ME LIMON 

Kjo shprehi është e pranishme në ushqimin e shumë personaliteteve të njohura, sepse kjo ndihmon. Një gotë ujë e vakët me lëng limoni zgjon trupin dhe sistemin tretës

PINI UJË 

Kujdesuni për nivelin e ujit në trup gjatë ditës. Uji i pastër parandalon fryrjet, kapsllëkun dhe nuk shkakton dehidrim. 

SHMANGNI PRODHIMET E QUMËSHTIT 

Jotoleranca në laktozë është më e shpeshtë sesa mendoni. Njerëzit nuk e kuptojnë se shumica e problemeve në stomak shfaqet si pasojë e prodhimeve të qumështit. Shumë njerëz përjetojnë fryrje dhe gazra pas qumështit, djathit dhe jogurtit.

SHMANGNI KRIPËN

Është fakt se kripa ndikon në mbajtjen e ujit në trup. Më mirë ushqimit t'i shtoni piper, nëse dëshironi ta bëni ushqimin më të shijshëm. 

HANI NGADALË 

Kur hani tepër shpejt, thithni më shumë ajër, e kjo shkakton fryrje në stomak. Përtypeni ushqimin me kujdes, e pas darkës mos merrni çamçakëz, të cilët shtojnë oreksin. 

(Kosova Sot)