Eliksiri i përsosur për lëkurën

  • 29 June 2016 - 08:39
Eliksiri i përsosur për lëkurën

Në popull njihet si Bari i Erës (lat. Galium verum) që moti përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Përmban vaj eterik dhe veti të tjera shëruese,raporotn Gazeta Kosova Sot

Nëse e pini çajin përditë, nuk do të keni telashe me gjëndrat limfatike. Çaji sugjerohet te epilepsia, histeria, sëmundjet nervore. Ndihmon te plagët, të thatit nën lëkurë dhe sëmundjet e lëkurës. Pastrimi me çajin e ngrohtë ndihmon te shtrëngimet e lëkurës.

Efekt të njëjtë ka edhe kur lëngu i shtrydhur hidhet në lëkurë. Çaji - një lugë plot me bimë të thatë përzihet me 250 ml ujë të vluar, e lini për 5 minuta. Më pas çajin e pini 3 herë në ditë, nga mëngjesi në lukth të thatë e deri në darkë. Lëngu - bima e freskët pastrohet dhe derisa është e lagur hidhet në blender. Kremi - lëngu i freskët pas shtrydhjes hidhet në kremin e tretur, përzihet pak e më pas vlohet ngadalë. Kjo masë hidhet në kavanoz, që mbyllet hermetikisht. E aplikoni duke lyer pjesën e lëkurës 2 deri 3 herë në ditë.

(Kosova Sot)