Lëngu që po çmend Hollivudin:Dhjami shkrihet dhe nuk kthehet më

  • 29 June 2016 - 22:11
Lëngu që po çmend Hollivudin:Dhjami shkrihet dhe nuk kthehet më

Nutricistja e njohur nga Hollivudi, Kimberly Snyder, ka këshilluar shumë yje dhe aktore rreth fshehtësisë së ushqimit të shëndetshëm, e jo shumë kohë më moti ajo ka publikuar librin me 85 receta për bukurinë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Një nga gjërat më kryesore që Kimberly klientëve të vet u sugjeron është të konsumojnë "smoothie", të cilët jo vetëm se japin motivim për humbjen e kilogramëve, por edhe përtërijnë lëkurën. Provoni edhe ju kafjallin e preferuar të Chaning Tatum, Amanda Seyfried, Reese Witherspoon dhe shumë yjeve të tjera të njohura

PËRBËRËSIT:

1,5 gotë ujë, 1 kokë sallatë të gjelbër, 3-4 shkopinj selino, një grusht spinaq, 1 mollë, 1 dardhë, 1 banane, lëngun nga gjysmë limoni Vërejtje: Provoni të gjeni pemë dhe perime organike. Përgatitja: Pastroni mirë të gjithë përbërësit, i preni dhe i përzieni në blender. Është shumë i shijshëm! Ky lëng ushqyes është ideal për kafjall për të gjithë ata që jetojnë me ritëm të shpejtë të jetës, ndërsa që dëshirojnë një injeksion të fuqishëm për shëndet që në mëngjes, duke ju dhuruar shëndet dhe energji. Ky lëng shkrin shtresat dhjamore dhe ndihmon që linjën tuaj ta vini në rregull. 

(Kosova Sot)