Shëroni sëmundje të ndryshme me ndihmën e lakrës!

  • 30 June 2016 - 10:38
Shëroni sëmundje të ndryshme me ndihmën e lakrës!

Për ilaçin ju nevojitet lakra e freskët dhe shtrydhësja e frutave. Për çdo mëngjes duhet ta shtrydhni lëngun e lakrës në sasi prej 1-1,5 dcl. E pini në lukth të zbrazët dhe mos hani dhe pini asgjë për dy orë. Këtë e përsëritni 40 ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përveç efektit të mirë kundër inflamacioneve në organet e tretjes, gastritit, ulcerës dhe gjendjeve të tjera të zorrëve lëngu i lakrës mund t’ju sjellë edhe dobi të tjera shëndetësore. Nëse pini rregullisht lëng të lakrës për 40 ditë me radhë mund ta përmirësoni pasqyrën e gjakut, reduktoni kolesterolin e keq, ulni shtypjen e gjakut, pastroni lëkurën dhe ta reduktoni peshën trupore për disa kilogramë.

Lakra është perime me vlerë të lartë biologjike dhe vlerë të ulët kalorike (24 kcal në 100 g), ndërsa mesatarisht përmban: 92.52 për qind ujë; 1.21 për qind proteina; 0.18 për qind yndyrë dhe 2.3 për qind fibra dietetike. Më së shumti përmban vitaminë C (42 mg në 100 g) dhe beta-karotinë, e më pas vijnë mineralet: kaliumi, hekuri, magnezi, sulfuri dhe bakri. Sasitë e ulëta të natriumit dhe raporti i mirë i kalciumit dhe fosforit sigurojnë shfrytëzim maksimal të kalciumit në organizëm. 

(Kosova Sot)